U digjet shtëpia, dy të moshuarit nga Malësia e Madhe në mëshirë të fatit

Shqipëria

U digjet shtëpia, dy të moshuarit nga Malësia e Madhe në mëshirë të fatit

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:06
Të moshuarit, Laje 75 vjeç dhe Tahir Kuci 88 vjeç

Zjarri nuk ka kursyer shtëpinë e dy të moshuarve në Gruemirë të Malësisë së Madhe.

Të moshuarit, Laje 75 vjeç dhe Tahir Kuci 88 vjeç, prej disa ditësh qëndrojnë në qiell të hapur, ndërsa të vetmen ‘strehë’ që kanë është një pemë.

Vullnetarë të lëvizjes ‘EKO Mendje’ bëjnë me dije se dy të moshuarit nuk kanë as fëmijë, ndërsa apelojnë për ndihmë për të bërë të mundur ndërtimin e një dhome ku të kenë një strehë për të jetuar.

Mësohet se shtëpia e djegur është në një gjendje të keqe, por muret e saj janë të fortë.

“Te bashkohemi te gjithë sebashku dhe ti rindërtojmë diçka aty, ne token e tyre ku e donin aq shume. Lum ai qe ka dhe ndan me tjeret! Na kontaktoni ne nr 00355692545500”-shkrujanë vullnetarët e EKO Mendje në profilin e tyre në Facebook. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat