Tenton t’i vë zjarrin pyllit në Berat, prangoset nga policia

Shqipëria

Tenton t’i vë zjarrin pyllit në Berat, prangoset nga policia

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Policia e Beratit ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e një 42-vjeçari pasi ka tentuar për të djegur pyllin në lagjen “Kala”.

Mësohet se në pranga është vënë  Asqeri Pashallari  42 vjeç, banues në Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thika, 1 çakmak, 1 lupë zmadhuese, dhe disa sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat