Mbërrijnë në kryeministri 7 dorëheqjet e ministrave teknikë të PD-së

Shqipëria

Mbërrijnë në kryeministri 7 dorëheqjet e ministrave teknikë të PD-së

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:39
Ministrat teknikë

Një ditë më parë, Partia Demokratike tërhoqi ministrat e saj nga qeveria “Rama”. Ndërsa zyrtarisht kërkesa e dorëheqjes së tyre ka mbërritur në Kryeministri me postë rreth orës 14:00 të ditës së sotme

Zv.kryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të Partisë Demokratike zgjodhën këtë mënyrë për t’i paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se ministrat e larguar morën detyrën menjëherë pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat