Ditën e sotme rreth orës 08:55 në Sarandë në plazhin e quajtur “Çentrali” në plazh është gjetur e pajetë një shtetase e moshuar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar shtetasen A.B., 74 vjeçe, banuese në Sarandë, të pajetë në breg të detit.
Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i policisë rezulton se kjo shtetase ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore (kardiake). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.