“Në Tepelenë betoni i Rilindjes po mbulon gjetjet arkeologjike”

Shqipëria

“Në Tepelenë betoni i Rilindjes po mbulon gjetjet arkeologjike”

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 07:53
Betoni i Rilindjes po mbulon gjetjet arkeologjike

Një qytetar ka denoncuar një rast flagrant në një fshat të Tepelenës, ku sipas tij janë zbuluar disa mbetje arkeologjike, të cilat po betonizohen nga qeveria.

Denoncimin e ka bërë publik ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se gjetjet arkeologjike në fshatin Kras po i fsheh betoni.

Në postimin e tij, Berisha publikon fotot dhe denoncimin e qytetarit digjital. Ky i fundit shprehet se “Rilindja” nuk do t’ja dijë për vlerat historike, duke theksuar se muret e vjetra të zbuluara nën tokë, po mbulohen me beton. Madje qytetari i shkruan Berishës që ta postojë denoncimin në mënyrë anonime, pasi sipas tij, qeveria i “mbulon” me beton edhe njerëzit që flasin të vërtetën.

Më poshtë postimi dhe fotot:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat