Kredia për bizneset/ Banka e Shqipërisë “fajëson” kursin e këmbimit

Shqipëria

Kredia për bizneset/ Banka e Shqipërisë “fajëson” kursin e këmbimit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:13
Banka e Shqipërisë

Edhe pse në bilancet e bankave, kredia për bizneset rezulton të këtë rënë me 6 miliard lekë, ose 45 milionë euro, Banka e Shqipërisë thotë se i gjithë efekti vjen nga kursi i këmbimit pasi huadhënia për 6 muajt e parë të këtij viti për sipërmarrjen është rritur.

Në një raport ku sqarohen tendencat e kreditimit, Banka Qendrore ia vë fajin dobësimit të euros, çka ka bërë që të mos shihet rritja e kredisë edhe pse kushtet për miratimin e saj nga ana e bankave janë lehtësuar.

Në total, kursi i këmbimit ka ulur stokun e kredisë me 60 milionë euro, ndërsa rritja nëse zhvishej nga kursi i këmbimit, thotë Banka Qendrore, do të kishte qenë 18 milion euro. 

Për herë të parë, bizneset kanë raportuar se nuk kërkojnë kredi për likuiditet, por për investime afatgjata të cilat pritet të japin efekte në shtimin e punësimit janë muajve në vijim. 

Banka e Shqipërisë tregohet optimiste në këtë raport për rritjen ekonomike, e cila është duke u rritur më shumë se parashikimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat