“Rikthimi i vizave”, ish- ministri Malaj: Duhet një bashkëpunim efektiv me qeverinë holandeze

Shqipëria

“Rikthimi i vizave”, ish- ministri Malaj: Duhet një bashkëpunim efektiv me qeverinë holandeze

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:24
Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj reagon në lidhje me lajmin e kërkesës së qeverisë holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Malaj shkruan se nëse lajmi është i vërtetë atëherë duhet të konfirmohet nga ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe duhet nisur një bashkëpunim mes dy qeverive.

Reagimi

Lajmi se qeveria hollandeze ka kerkuar rikthimin pjesore te kushtezimeve per levizjen e lire te shqiptareve po sundon debatet publike dhe politike.

Nqs lajmi eshte i vertete cdo shqetesim eshte i përligjur dhe nje bashkepunim sa me efektiv me qeverine hollandeze eshte imediat

Nqs lajmi nuk eshte i vertete, cdo angazhim publik alarmues eshte jo i drejte dhe jo produktiv.

 Se pari - duhet qe ky lajm te konfirmohet nga nga Ministria e Jashteme;

Se dyti - procesi i integrimit europian eshte i gjate dhe gjate kesaj periudhe te gjate here pas here vende te ndryshme mund te paraqesin shqetesime te ndryshme.

Shpesh here ne vendet e BE gjate periudhave te tyre elektorale, tensionet kunder hapjes se kufijve dhe tregut te punes dhe sidomos agresiviteti kunder emigranteve eshte pjese e platformave elektorale sidomos ne vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses ne parlament.

Se treti - analiza serioze e ketyre kerkesave dhe bashkepunimi me keto vende dhe institucionet e BE-se per ti sqaruar, zbutur apo reduktuar keto shqetesime mbetet prioritet i perhershem i qeverise dhe parlamentit.

Se katerti - .kerkesat e here pashershme qe BE kushtezon vendet kandidate apo aspirante nuk behen per te ushqyer agresivitetin partiak por per te perafruar qendrimet dhe angazhimet e perbashketa te te gjithe faktoreve politik dhe shoqerore.

Se pesti - koha e paqartesive, periudhat e keqperdormit te lajme jo te verteta duhet te jete sa me e shkurter, per kete kerkohet transparence per cdo kerkese, per cdo kushtezim dhe sidomos angazhim konkrete per plotesimin e kerkesave si edhe per reduktimin dhe eleminimin e pengesave ne procesin e ndertimit te shtetit ligjore dhe anetaresimit ne BE. Arbeni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat