Kërkoni punë si infermier, ja ku mund të aplikoni

Shqipëria

Kërkoni punë si infermier, ja ku mund të aplikoni

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

Nëse keni mbaruar fakultetin e Infermierisë dhe jeni ende pa punë mund të aplikoni për pozicionin e infermierit të përgjithshëm, infermier salle dhe infermier reanimacioni, pranë Shërbimeve Mjekësore në Q.S.U “Nënë Tereza”.

Përmes njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Qendrës Spitalore Universitare bën me dije se kërkohen 49 infermierë, ndërsa aplikimet pranohen nga sot deri më datë 4 shtator.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT ndërkohë që të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3-mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko- profesionale të infermierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat