Policia ka dhënë detaje për shpërthimin me eksploziv të mjetit tip “Hammer” të Presidentit të Kamzës, Naim Qarri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 20:30 në zonën e Bathores. Mjetit i është vënë një sasi e vogël eksplozivi, çka ngre dyshimet për një mesazh paralajmërues ndaj Qarrit.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa mjeti ka qenë i parkuar. Për këtë Policia ka dhënë edhe detaje.
NJOFTIMI I POLICISE
ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes