Presidenti Meta i bashkohet pelegrinazhit të bektashinjve: Kurrë nuk e kisha menduar se...

Shqipëria

Presidenti Meta i bashkohet pelegrinazhit të bektashinjve: Kurrë nuk e kisha menduar se...

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 12:04
Presidenti Ilir Meta

Besimtarët Bektashinj nga të gjitha anët e Shqipërisë janë mbledhur këtë të martë në Pelegrinazhin e tyre i cili zhvillohet në Malin e Tomorrit dhe do të zgjasë 5 ditë.

I pranishëm në këtë pelegrinazh ka qenë dhe Kreu i Shtetit, Presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që do të kishte kaq shumë pjesëmarrje në këtë aktivitet të shënuar për Bektashinjtë.

 “Të dashur besimtarë, është një kënaqësi të jem sot këtu me ju dhe të shoh këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme që nuk do e kisha imagjinuar 25 vite më parë, kur bashkë me kryegjyshin e atëhershëm Baba Reshatin erdhëm këtu për të rifilluar një traditë të ndërprerë për disa dekada. Atëherë ishin shumë pak njerëz e besimtarë, por sot janë kaq shumë duke e shndërruar këtë në një ndër pelegrinazhet më të njohura e të sukseshëm,” tha Meta.

“Mali i Tomorrit përfaqëson një fuqi hyjnore për të frymëzuar jo vetëm besimtarët por të gjithë njerëzit për të luftuar për vlerat më të mira njerëzore, për dinjitetin njerëzor, për të shprehur mirënjohjen për sakrificat ndaj dhe kjo fuqi e mbinatyrshme do vazhdojë të tërheqë si magnet akoma më shumë qytetarë e njerëz që përpiqen të gjejnë forcë për sfidat që kanë për të ardhmen e tyre,” është shprehur më tutje Presidenti.

Në shenjë mirënjohje Kryegjyshi baba Edmondi i ka dhuruar Presidentit Meta një dhuratë për të cilën kreu i shtetit u surprizua. 

Në malin e Tomorrit në Berat zhvillohet si çdo vit, një pelegrinazh me rastin e festës së Abaz Aliut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat