IKMT: Fund lojës “legalizo me para”, Objektet pa leje do shemben

Shqipëria

IKMT: Fund lojës “legalizo me para”, Objektet pa leje do shemben

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarr një aksion në Gjirin e Lalzit për prishjen e një numri objektesh të ndërtuara jashtë lejeve. Bëhet e ditur se e pranishme në këtë operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Gjatë këtij operacioni, ajo është shprehur e prerë në zbatimin e ligjit, në mbrojtjen e territorit dhe të pronës publike, duke dhënë një mesazh të qartë për bizneset e mëdha të ndërtimit.

“Loja, ‘merr lejen, shkele lejen sa dhe si të duash, pastaj legalizo shkeljen për pesë lekë’, do të marrë fund”, ka thënë Bici.

Kryeinspektorja gjithashtu ka paralajmëruar biznesmenët e ndërtimit se do të humbasin shumë më tepër nga çmund të fitojnë, nëse e shkelin qoftë edhe një centimetër lejen e dhënë nga institucionet publike. Për Bicin, “Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund të humbasin më për llogari të xhepave të biznesmenëve të pangopur”. “Bregdeti, pasuria e shqiptarëve, nuk do të jetë më një shesh ku bëjnë përshesh ndërtimorët, është shprehur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat