Prisnin pyjet, arrestohen në flagrancë dy shtetasit nga Shkodra

Shqipëria

Prisnin pyjet, arrestohen në flagrancë dy shtetasit nga Shkodra

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:55
Ilustrim

Dy shtetas janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës nën akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur Ura e Mesit njësia administrative Postrribë, Shkodër. Shtetasi Pjetër Rreshpja është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”, “Fshehje e te ardhurave” dhe “Fallsifikim i dokumentave” Gjin Rrasa, 48 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër. Pjetër Rreshpja, 36 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, shtetasi Pjetër Rreshpja është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës dhe me një faturë tatimore të falsifikuar të lëshuar nga shtetasi Gjin Rrasa i cili është administrator i subjektit fizik në emër të tij.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” e “Fshehje e të ardhurave” për shtetasin:B. F. 47 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Shkodër Për këtë shtetas filloi procedimi penal pasi në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat