Hahn kërkon rezultatet e para të Vettingut në Shqipëri

Shqipëria

Hahn kërkon rezultatet e para të Vettingut në Shqipëri

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 11:58
Komisioneri Johannes Hahn

(E plotesuar) - Komisioneri Johhanes Hahn ka deklaruar se pas zgjedhjeve të lira dhe transparente, tani duhet të shihen rezultatet e para konkrete të Vettingut në Shqipëri.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se u ra dakord për pikat e planit, ndërsa e konsideroi këtë si shenjë e mirë për zbatimin e tyre.

“Ju falënderoj për këtë nismë, për këtë takim, në këtë vend kaq të mrekullueshëm për të disktuar vijimësinë e Triestes. Është dhënë angazhimi, ka një zotërim, shefat e shteteve i kanë dalë për zotë këtij procesi, i ashtuquajtur i Berlinit. Më shumë nisma vijnë nga rajoni dhe ne na mbetet të ju mbështesim dhe të bashkëpunojmë me ju për të ecur përpara për sa i takon aspiratave tuaja evropiane. U ra dakord për pikat e planit, shenjë e mirë kjo për zbatimin e tyre. Jam mirënjohës për zotimet dhe frymën që keni ndërmarrë. Kjo vlen për qytetarët tuaj, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe”, tha Hahn.

Ai vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vendin tonë dhe tha se tashmë pret Vettingun, pasi tashmë nuk ka më asnjë justifikim.

 “Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut. Është e kotë që të shkoni në vendet e BE për të kërkuar azil, pasi dëmtoni veten, por edhe vendin tuaj”, tha Hahn, pas takimit jo formal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri.

***

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn po iu drejtohen mediave me një deklaratë, pas përfundimit të takimit jo formal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, e cila është mbajtur në Durrës.

Në takimin joformal morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq,kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Siç bëhet e ditur nga Kryeministria, temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat