Hafizi: Marionetat politike vazhdojnë në krye të arsimit

Shqipëria

Hafizi: Marionetat politike vazhdojnë në krye të arsimit

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 19:11
Anëtarja e LIBRA-s, ish- deputetja e PS-së Mimoza Hafizi

Anëtarja e LIBRA-s, ish- deputetja e PS-së Mimoza Hafizi reagoi pas publikimit të emrave të kabinetit qeveritar ‘Rama 2’.

Hafizi shkruan se marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre, ndërsa ky është një lajmi i hidhur për studentët, nxënësit e mësuesit.

Statusi i Mimoza Hafizit:

Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e Qeverisë!

E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre.

Duke cënuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik.

Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë

Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat