Propozimi i Bashës: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Shqipëria

Propozimi i Bashës: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:34
Lulzim Basha

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha propozon qe librat e arsimit te detyrueshem te jepen falas.

REAGIMI NE FB:

Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme.

Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në rradhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.

Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat