Basha: Shtrenjtohet çmimi i librave në vend që të jenë falas

Shqipëria

Basha: Shtrenjtohet çmimi i librave në vend që të jenë falas

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2017 Në ora: 15:13
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për shtrenjtimin e librave shkollor dhe ka thënë se këto libra do të duhej që të jepen falas.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo rritje çmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave.

Postimi i plotë:

Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar cdo vit.

Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016.

Për të njejtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë.

Kjo rritje cmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave.

Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që con për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat