Rama uron Kurban Bajramin, qytetari: O i gjatë, s’kemi ujë për t’u larë

Shqipëria

Rama uron Kurban Bajramin, qytetari: O i gjatë, s’kemi ujë për t’u larë

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 11:13
Edi Rama

Ditën e sotme të gjithë myslimanët në botë festojnë Kurban Bajramit. 

Dhe si gjithmonë në këtë ditë të shënuar nuk mundet të mungojë urimi i kryeministrit Edi Rama për besimtarët. 

“Mirëmëngjes dhe gëzuar KurbanBajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po fillon puna për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër”-shkruan Rama në Facebook.

Por pas këtij urimi, qytetarët i kanë kërkuar Ramës të distancohet nga fetë dhe të punojë më shumë për premtimet që u ka bërë popullit. 

Njëri nga komentuesit shkruan se donte të bënte një dush meqë është Bajram por thotë që nuk kishte ujë.

Komentuesit: Mirmengjesi edhe ty, meqenese eshte Bajram thash po lahem por nuk kisha uje. 

Po ju zoti kryeminister?

Komentuesi: Po ky uron per feste po te shikoje njehere sa familje kane dhe sa familje s'kane buke per te ngrene, kto shikoni dhe i lini fete menjane

Komentuesi: Mirmengjesi. Kot me te pyt ku i hedh nafte makines ti o burr se ne na sakatuan,nga 6 litra per 100 kilometra qe e ka bere fabrika,ketu ne shqiperi po shkon 12 ,spo dim ke te fajesojme, fabriken e audit ne Gjermani ,apo larg qofte karburantet tua. Ku mund te ankohemi Zoteri?

Image
Postimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat