Basha uron Kurban Bajramin: Ditë përgjegjësie për një shoqëri të drejtë, në veçanti për politikën

Shqipëria

Basha uron Kurban Bajramin: Ditë përgjegjësie për një shoqëri të drejtë, në veçanti për politikën

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 11:35
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit pas vizitës në selinë e komunitetit mysliman të Shqipërisë.

Basha tha se kjo është një ditë përkushtimi, por edhe përgjegjësie për secilin për një shoqëri të drejtë.

“Kjo është edhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe përkujtimi për përgjegjësitë e secilit për një shoqëri të drejtë dhe në veçanti për politikën”, deklaroi Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat