Biznesi jep alarmin: Mungojnë investimet, shqiptarët po ikin

Shqipëria

Biznesi jep alarmin: Mungojnë investimet, shqiptarët po ikin

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 09:22
Ilustrim

Shqipëria vazhdon të vuajë nga mungesa e investimeve të huaja. Për këtë arsye biznesi ven das i është drejtuar qeverisë së re me disa kërkesa të cilatdo të ndikonin në përmirësimin e ambientit ekonomik në vend. Me anë të një njoftimi për mediat, Konfidustria apelon për marrjen e masave për rritjen e domosdoshme te investimeve vendore dhe sidomos te huaja ne ekonominë kombëtare. Ndërsa rekomandon një ndryshim në mënyrë thelbësore të politikave ekonomike, fiskale dhe financiare.

Biznesi vendas kërkon që të ndërhyhet sidomos në hapjen e tregjeve nëpërmjet luftës kundër:- monopoleve, karteleve dhe oligopoleve, korrupsionit të të gjitha llojeve dhe kryesisht te tipit të “state capture/ kapjes se shtetit” ne prokurime, koncesione apo privatizime. Për të pasur një ekonomi më konkurrente me vendet e rajonit, Konfindustria thotë se duhet ndërtimi i politikave fiskale te ngjashme me vendet e rajonit. Përmirësimi i ndërtimit dhe funksionimit te sistemit financiar dhe bankar, shihen si parakushtet për rritjen e dëshiruar të investimeve te huaja dhe te vendit. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka rënie të theksuar në fuqinë konkurruese te tërheqjes se investimeve të huaja në Rajon. Ndërsa përmend se 60% e investimeve të huaja në vend për vitin 2016 do të përbeheshin vetëm nga dy projekte të filluara vite me parë sikurse janë TAP dhe HEC Devollit. Ndikimi i investimeve te huaja ne punësim të qëndrueshëm në afatgjate është tejet i kufizuar. Sipas Konfindustrisë, përmirësimi i ekonomisë në vend do të ndikonte në ndërprerjen e largimeve masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së , shumica fuqi e re punëtore. Më herët Konfindustria, i pati kërkuar qeverisë shqiptar të ndërmarrë që të marrë masa të qarta për përmirësimin rrënjësor të gjendjes së funksionimit të baseneve, fillimisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe më tej Malit te Zi dhe Maqedonisë, duke e pare si domosdoshmëri.

“Krijimi sa më shpejtë i Tregut të Hapur Shqiptar 7 milionesh dhe Rajonal. Të zbatimit të marrëveshjeve rajonale CEFTA të Tregtisë së Lirë dhe procesit të hyrjes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Konfindustria si masë e rëndësishme strategjike këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa me shpejt marrëdhënieve të reja tregtare me vendet e rajonit duke filluar me Kosovën si dhe përmirësimin dhe thjeshtësimin e ndërsjellët të legjislacionit doganor. Lehtësimi i procedurave doganore me pasojë të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare të ndërsjellta është domosdoshmëri për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin e Ballkanit perëndimor”, pati rekomanduar Konfindustria. Për sa më sipër Konfindustria duke vlerësuar njëkohësisht edhe kohëzgjatjen e detyrueshme të procesit të negociatave 2 paleshe ndërqeveritare rajonale, këshillon Qeverinë Shqiptare, që në bashkëpunim me Qeveritë e Vendeve te Rajonit, duke filluar me institucionet qeveritare të Kosovës, të fillojë sa me shpejt: 1-Të përgatisë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin përkatës kombëtar për sistemin doganor në kushtet e doganave të përbashkëta p[ër produktet e dy vendeve. 2- Te marrin masat e nevojshme financiare për investimet e nevojshme fizike të me sistemet e nevojshme teknologjike”.

Raportet

Në të gjithë raportin Shqipëria cilësohet si një vend i papërshtatshëm për investime. Si problem tjetër renditen prona, ku bëhet thirrje urgjente që të rregullohet. Por kryesori mbetet korrupsioni në nivelin gjyqësor, pasi amerikanët kërkojnë mbështetje juridike. Amerikanët po japin ndihëm e tyre në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe pritet që në shtator të nisë procesi i vetingut. Nëse ai zbatohet sipas planit, shumë shpejt drejtësia do të pastrohet nga njerëzit e korruptuar në gjyqësor dhe në politikë. Sipas raportit në momentin që do largohet korrupsioni, do ketë dhe rritje të investimeve. Pa luftuar korrupsionin, nuk mund të ketë investime të huaja. Kështu theksohet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për investimet e huaja në Shqipëri. Sipas tij, në shumë sektorë dominon korrupsioni dhe kjo ka ngjallur frikë te të huajt. Ndër sektorët më të korruptuar përmendet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. “Procedurat e regjistrimit të pasurisë janë të vështira dhe shumë persona janë ankuar për korrupsion. Ndryshimet e fundit ligjore i japin akses noterit publik që të ketë qasje në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe të konfirmojë pronësinë. Procesi i regjistrimit të pronës mbetet i vështirë. Legjislacioni i pronës është zhvilluar në një mënyrë të fragmentuar dhe të pakoordinuar. Reforma në këtë sektor nuk ka arritur konsolidimin e të drejtave pronësore dhe eliminimin e paqartësive ligjore. Zbatimi i të drejtave të pronës së paluajtshme nuk është efikas dhe është një burim korrupsioni”, thuhet në raport. Sipas tij, ndërtimet e paligjshme janë një pengesë e madhe për sigurimin e titujve të pronësisë. “Procesi i legalizimit për ndërtimet ilegale në shkallë të gjerë filloi në vitin 2006 dhe është ende në vazhdim, raporton shekulli. Ka rreth 440.000 ndërtesa pa leje në Shqipëri, shumë prej tyre kanë aplikuar ose janë në proces për legalizim”, thuhej aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat