A janë të kënaqur shqiptarët nga paga e tyre? Dalin në pah shifra shokuese

Shqipëria

A janë të kënaqur shqiptarët nga paga e tyre? Dalin në pah shifra shokuese

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

INSTAT për herë të parë realizoi gjatë vitit 2016, Anketën e Kënaqësisë së Punonjësve.

Burimet zyrtare të institucionit pohuan se kjo anketë pati si objektiv kryesor analizimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të stafit të INSTAT si dhe identifikimin e çështjeve të cilat kërkojnë vëmendje për t’u zgjidhur në vitet në vazhdim.

Cilësia e statistikave zyrtare të prodhuara apo kënaqësia e përdoruesve të INSTAT, lidhet drejtpërdrejtë me motivimin dhe profesionalizmin e punonjësve. Punonjësit e INSTAT kanë shprehur vlerësim pozitiv për punën që kryejnë, por pothuajse të gjithë punonjësit, rreth 90,65 % mendojnë se paga e tyre nuk është e përshtatshme për punën që ata realizojnë.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve në INSTAT është mesatarisht rreth 3,53 ose i shprehur në përqindje rreth 70,6 %. Ky indikator është matur në shkallën nga 1 deri në 5.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve sipas grupmoshës është më i lartë për punonjësit mbi 50 vjeç, ndërsa punonjësit nga 30-49 vjeç janë punonjësit më të pakënaqur. Punonjësit e INSTAT janë më të kënaqur lidhur me marrëdhëniet me eproret, natyrën e punës si dhe perceptimin e imazhit.

Në fund të vitit 2016, INSTAT kishte 199 punonjës në total ndaj 216 pozicioneve të strukturës. Ndër ta, 161 janë punonjës civil nga të cilët 5 në periudhë prove dhe 156 punonjës me status të nëpunësit civil. Stafi i INSTAT-it përbëhet kryesisht nga gjinia femërore. Megjithë ndryshimet që solli struktura organizative e vitit 2015, përqindja e vendit që zëne femrat është 72 % kundrejt meshkujve me 28 %

Modeli për krijimin e indikatorit të nivelit të kënaqësisë së punonjësve është ndërtuar sipas AmericanCustomerSatisfactionIndex (ACSI) dhe mori në konsideratë këto faktorë: Ambientet e Punës, Natyrën e Punës, Marrëdhënien me Koleget, Marrëdhënien me Eproret, Informimin mbi ngjarjet e ndryshme, Perceptimin e Imazhit. Avantazhi i përdorimit të ACSI është se ky model është i përshtatur për të matur nivelin e kënaqësisë në sektorin publik. Shkalla e përgjigjes, e llogaritur si raport i numrit të punonjësve që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të punonjësve që ka aktualisht INSTAT, shprehur në përqindje rezultoi 86,3 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat