Rama-opozitës: Nuk jemi armiq, as kundërshtarë, jemi konkurrentë

Shqipëria

Rama-opozitës: Nuk jemi armiq, as kundërshtarë, jemi konkurrentë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur fjalim për të prezantuar programin qeveritar në sallën e Kuvendit.

Rama ka folur me tone të zbunura në foltoren para deputetëve.

Ai është shprehur se është i vetëdijshëm për gabimet e qverisjes së tij në katër vitet e shkuara.

Kryeministri u shpreh, duke iu drejtuar opozitës, se: “Jo armiq, asnjëherë, por as kundërshtarë. Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ju, por me idetë dhe politikat tuaja.”

Gjithashtu Rama solli në kujtesë daljen e Bashës në protetsë me vajzën e tij, duke u shprehur se çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve tanë.

“Axhendat partiake nuk do të marrin më peng rendin e ditës së këtij kuvendit. Ne do të vijmë këtu për katër vite me radhë dhe në komisionet parlamentare me programin tonë qeverisës. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona për katër vite ashtu siç jemi të vetëdijshëm për mandatin e dytë ku nuk ka kohë as arsye dhe as moral për të vazhduar në rrugën dhe avazin e vjetër. Ne do të synojmë të jemi fora e shembullit dhe jo shembulli i forcës.

Ne hyjmë më gjithë vullnetin e mirë për ta bërë Shqipërinë të ndryshojë duke nisur nga vetja ndryshimin e domosdoshëm.  Jo armiq, asnjëherë, por as kundërshtarë. Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ju, por me idetë dhe politikat tuaja. Shpresoj të jetë kështu edhe për ju. Në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit, kush i qan më shumë ditën hallet e miletit, pasi ka numëruar natën se sa ka përfituar për vete.

Basha doli në protestë me vajzën e tij të vogël. Nuk e sjell këtu atë episod për ta komentuar. Qofshim në qetësi apo në konflikt, gjithçka që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. Në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë”, – tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat