Basha: “Rama 2” refuzon të mbajë përgjegjësi për “Rama 1”

Shqipëria

Basha: “Rama 2” refuzon të mbajë përgjegjësi për “Rama 1”

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 13:52
Lulzim Basha

Pak pas fjalës së kryeministrit, Edi Rama në Kuvend ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Basha tha se fjalimi i tij ishte një paraqitje boshe që fare mirë mund të krahasohet me kohën kur Kuvendin e qeveriste byroja politike.

Gjithashtu Basha i ka kujtuar Ramës 300 000 vendet e punës që premtoi në 4 vitet e shkuara, duke shtuar se në këtë mënyrë Rama nuk mban përgjegjësi për qeverisjen Rama 1.

Basha e mbyll fjalën e tij duke thënë se të vetmit që nuk u shantazhuan në Parlament ishin deputetët e PD-së, por kreu i opozitës nuk e përmendi faktin që 3 prej tyre votuan pro kandidatuës së Ruçit si kryetar Kuvendit.

“Paraqitja më boshe, më sipërfaqësore ku thelbi ishte eliminuar dhe zëvendësuar nga demagogjia. Për një brez më të vjetër ishte një reminishencë që mbahej kur kuvendin e qeveriste byroja politike. Kjo është e pafalshme për çdo kryeministër, edhe për Ramën. Shqiptarët nuk kanë pritshmëri tek qeveria e Ramës. Sot ai që flet aty ka çelësat e qeverisjes së vendit. Refuzoi të thoshte një fjalë të vetme për 300 mijë vende pune që premtoi 4 vjet më parë, çdo shqiptarët në emigracion dhe tha se kjo është pjesë e lirisë së lëvizjes. Sot “Rama 2”, refuzon të mbajë përgjegjësi për “Rama 1”. E gjitha është një shfaqje e shëmtuar, produkt i aleancës së Ramës me krimin. Të vetmit në parlament që nuk u shitën nuk u shantazhuan janë deputetët e Partisë Demokratike”, – u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat