Ja si ndahen deputetët e LSI-së në komisionet parlamentare

Shqipëria

Ja si ndahen deputetët e LSI-së në komisionet parlamentare

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 14:31
Monika Kryemadhi

Ditën e sotme në orën 18:00 kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi pritet të mbledhë krerët e grupeve parlamentare për të vendosur mbi drejtimin e komisioneve.

Po sot Lëvizja Socialiste për Integrim caktoi emrat e deputetëve në komisionet respektive.

Kështu kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm.

Nasip Naço tek Ligjet, ndërsa tek komisioni i veprimtarisë prodhuese deputetët Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti.

 Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë, ndërsa deputetët Vangjel Tavo dhe Floida Kërpaçi do jenë anëtarë të këtij komisioni.

 Në komisionin e Ekonomisë, përfaqësues të LSI do të jenë deputetët Edmond Haxhinasto, Përparim Saphiu dhe Gledion Rehovica.

 Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

 Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat