Kuvendi miraton komisionet parlamentare, PD i lëshon 2 vende LSI-së

Shqipëria

Kuvendi miraton komisionet parlamentare, PD i lëshon 2 vende LSI-së

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 13:17
Gramoz Ruçi

(E plotësuar) - Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të enjte emrat e propozuar nga grupet parlamentare për kryesimin e komisioneve të përhershme.

Në seancën e mbajtur janë miratuar me 128 vota pro ndarja e deputetëve. Kështu, Partia Socialiste do të drejtojë 5 komisione të përhershme, PD 2 komisione dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 komision.  

Ajo që bie në sy nga ndarja e posteve është fakti që PD i ka lënë LSI-së përveç Komisionit të Shëndetësisë për Petrit Vasilin (më parë ishte zgjedhur Bardh Spahia), edhe pozicionin e nënkryetarit të Komisionit të Jashtëm, ku më parë ishte zgjedhur Tritan Shehu.  

Me marrëveshje, këtë pozicion e ka marrë Klajda Gjosha, ish-ministre e LSI-së. Ndërkohë, në të njëjtën seancë janë zgjedhur Vasilika Hysi dhe Edi Paloka nënkryetarë të Kuvendit. 

Përbërja e komisioneve është kjo:  Komisioni i Ligjeve -Ulsi Manja kryetar, PS -Eduard Halimi zv/kryetar, PD -Klotilda Bushka sekretare, PS Komisioni për Ekonominë dhe Financat -Erjon Brace kryetar, PS -Jorida Tabaku zv/kryetare, PD -Anastas Angjeli sekretar, PS Komisioni për Sigurinë Kombëtare -Ermonela Felaj kryetare, PS -Flamur Noka zv/kryetar, PD -Pjerin Ndreu sekretar, PS Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese -Eduard Shalsi kryetar, PS -Florian Mima zv/kryetar, PD -Besnik Bare sekretar, PS Komisioni i Arsimit dhe Mjeteve të Informimit Publik -Albana Vokshi kryetare, PD -Milva Ekonomi nënkryetare, PS -Fidel Ylli sekretar, PSKomisioni i Shëndetësisë -Petrit Vasili kryetar, LSI -Elisa Spiropali nënkryetare, PS -Klodiana Spahiu sekretare, PS Komisioni për Politikën e Jashtme -Mimi Kodheli kryetare, PS -Klajda Gjosha zv/kryetare, LSI -Elona Gjebrea sekretare, PS Komisioni për Integrimin Europian -Genc Pollo kryetar, PD -Bledar Çuçi nënkryetar, PS -Fatmir Velaj sekretar, PS

Kuvendi ndan postet në komisione, kush janë kryetarët e tyre

Me 128 vota pro, Parlamenti ka miratuar ditën e sotme ndarjen e deputetëve në komisionet parlamentare.

Ashtu siç ishte vendosur më parë, PS do të ketë drejtimin e 5 komisioneve të përhershme, PD 2 komisione dhe LSI 1.

Komisioni i Ligjeve

Ulsi Manja Kryetar

Halimi zv.kryetar

Klotilda Ferhati sekretare

 Integrimi

Genc Pollo Kryetar

Bledi Cuci zv.kryetar

Fatmir veliaj sekretar

 Komisioni i Jashtëm

Mimi Kodheli kryetare

Klajda Gjosha zv.kryetare

Elona Gjebrea sekretare

 Ekonoma

Erjon Brace kryetar

Jorida Tabaku zv.kryetare

Anastas Angjeli sekretar

 Siguria

Ermonela Felaj kryetar

Flamur Noka zv.kryetar

Pjerin Ndreu sek

 Veprimtaria prodhuese

Eduard Shalsi kryetar

Florjon mima zv.kryetar

Besnik Bare sekretar

 Shendetesia

Petrit Vasili kryetar

Elisa Spiropali zv.kryetare

Klodiana Spahiu sekretare

 Media

Albana Vokshi kryetare

Milva Ekonomi zv.kryetare

Fidel Ylli sekretar.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat