Prishja e shtëpisë së Prek Cailit, Rama bën bejtexhiun me opozitën: Bosh se bosh u mbeti koka...

Shqipëria

Prishja e shtëpisë së Prek Cailit, Rama bën bejtexhiun me opozitën: Bosh se bosh u mbeti koka...

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:15
Prishja e shtëpisë së Prek Cailit

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me shembjen e shtëpisë së figurës së njohur antikomuniste Prek Cali.

Përmes një postimi të profilin e tij në ‘Facebook’, Rama mohon se ka dhënë urdhër për prishjen e shtëpisë së tij.

“Unë prishësi i kullës së Prenk Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s'ka derman për ju vajmedet.”, shkruan Rama.

Por, kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e prishjes së kësaj shtëpie të vjetër në Shkodër.

Reagimi i tij duket më shumë si justifikim për veprimin absurd të marrë për prishjen e saj, dhe aq më tepër duke pasur parasysh se fondet për ndërtimin e shtëpisë ishin siguruar nga komuniteti ynë që jeton në SHBA. 

Shtëpia e Calit u shemb një ditë më parë, me justifikimin se nuk është marrë leje për rikonstruksionin që po i bëhej.

Lidhur me shembjen e kësaj shtëpie, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat