Berisha reagon ashpër: Mjekët po ikin, por vëllai i Ramës drejton bandën e kokainës

Shqipëria

Berisha reagon ashpër: Mjekët po ikin, por vëllai i Ramës drejton bandën e kokainës

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:22
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për ikjen e infermierëve nga Shqipëria.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se premtimi i kryeministrit Edi Rama në vitin 2013 se 40 mjekë do të vijnë për të punuar në Shqipëri, ishte një mashtrim.

Ndërsa, ka akuzuar si të përfshirë në trafikun e kokainës edhe vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën.

Reagimi i Berishës

Nga dheu i Norieges po ikin te gjithe!

Te dashur miq, pas njoftimit te urdherit te mjekeve se gjate viteve 2016-2017 jane larguar nga Shqiperia 275 mjeke dhe disa burime njoftojne se kane bere kerkese edhe 140 te tjere, urdheri i farmacisteve informon se numri i farmacisteve qe ka aplikuar per largim gjate ketyre muajve te vitit 2017 eshte me i madh se sa i viteve 2015-2016 te marra se bashku.

Keshtu vazhdon braktisja e madhe e dheut te Norieges. Atyre qe kane memorie ju kujtohet vjeshta e vitit 2013 kur Edi Rama ftoi ne kryeministri nga anekrnd botes 40 mjeke dhe mashtroi shqiptaret se ata kishin vendosur te lene klinikat ne vendet ku punonin dhe te ktheheshin per te rilindur Shqiperine.

E verteta eshte se asnje prej tyre nuk u kthye ne Shqiperi. E kunderta ndodhi, 275 mjeke jane larguar nga Shqiperia dy vitet e fundit per shkak te rrogave te ulta, pasigurise se madhe, korrupsionit qeveritar.

Po duhet te jemi korrekt, se jo per te gjithe rilindja e Rames eshte provuar rivdekje, jo dhe jo! Ne atdheun e dashur shume, erdhi turravrap vellaçko Olsi se bashku me banden e tij te kokaines. Keshtu qe shqiptaret duhet te falenderojne Ramen se me ardhjen ne atdhe te vellaçko Olsit, Shqiperia u ngjit ne çatine e botes per perdorimin dhe trafikimin e kokaines. Bravo bravo!! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat