Zaimi nga Vlora i humbur prej ditësh, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë, është i sëmurë

Shqipëria

Zaimi nga Vlora i humbur prej ditësh, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë, është i sëmurë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 17:11
Zaim Pashaj

Zaim Pashaj nga qyteti i Vlorës prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjen. Të afërmit e tij kanë shkruar në redaksinë e JOQ.al dhe bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e 28-vjeçarit.

I riu nga qyteti bregdetar, i cili thërritet me emrin Moni nga njerëzit më të afërt, ka humbur kontaktet më datë 9 shtator. Për të është bërë denoncimi në polici, por deri më tani nuk ka asnjë shpresë.

Siç bëjnë me dije familjarët, ai është parë për herë të fundit në zonën e Triportit dhe është larguar nga shtëpia pa bagazhe, pa marrë pasaportën me vete dhe vetëm me rrobat e trupit.

Moni vuan nga problemet mendore, ndaj familjarët janë në ankth për gjetjen e tij.

Në datën 9 shtator është larguar nga shtëpia e tij në Vlorë. Është një djalë 28 vjeç. Ka ikur pa lënë adresë, pa bagazhe dhe pa pasaportë. Moni është 1 metër e 78centimetra i gjatë. Për herë të fundit e kanë parë nga rruga e Triportit në Vlorë. Ka veshur bluzë të zezë, xhinse të çelëta dhe atlete blu. Në qafë ka një kryq", - thonë familjarët e Monit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat