Ministrja e Drejtësisë: Si e mësova se do isha pjesë e kabinetit “Rama 2”

Shqipëria

Ministrja e Drejtësisë: Si e mësova se do isha pjesë e kabinetit “Rama 2”

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:34
“Rama 2”

Ministrja e re e drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaron se KLD duhet të ishte vepruar më shpejt përsa i përket zbatimit të Vettingut edhe pse e cilëson pozitive mbledhjen e djeshme.

Në një intervistë për Report TV, ministrja Gjonaj ka zbuluar për publikun edhe momentin sesi e priti propozimin e kryeministrit për të qenë pjesë e qeverisë së re.

Ajo theksoi se propozimi ka qenë surprizë dhe e ka mësuar atë gjatë prezantimit të kabinetit nga kryeministri në punimet e Asamblesë socialiste. 

Ministrja Gjonaj shtoi gjithashtu se krahas heqjes së certifikatave, Ministria është duke punuar edhe për lehtësimin e procedurave për dhënien e dëshmive të penalitetit.

Sipas saj, në rastet kur dëshmia do të kërkohet nga institucionet e shtetit, do të synohet që sigurimi i dokumentit të kryhet nga vetë institucioni e shtetit, pa sorollatur qytetarin.

Ndërsa në rastet kur dëshmia e do të kërkohet nga subjektet private, atëherë dokumenti do t'i jepet qytetarit në një kohë më të shkurtër, sesa është aktualisht afati 3-javor. 

Intervista e plotë 

"Si të gjithë aktorët në reformën në drejtësi kanë përgjegjësitë e tyre  për të zbatuar ligjin për të çuar më tej këtë reformë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësiëë dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtëisisë  kanë patur detyra të përcaktuara në kuadër të procesit të Vettingut.

Do të ishte e  mirë që këto institucione ti kishin kryer më parë të gjitha veprimet dhe të kishin marrë masat konkrete në mënyrë që  procesi të kishte filluar dhe tashmë së bashku me organet e vettingut të zhvilloheshin hapat e parë. Dje Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri një hap pozitiv duke marrë masat për procesin paraprak për vlerësimin profesional të  gjyqtarëve duke vendosur urat e bashkëpunimit së bashku me organet e Vettingut por janë masa që duhet të ishin marrë më parë" shprehet ministrja.
 
Cilat janë këto masa dhe kur duhet që KLD t’i kishte marrë këto masa në funskion të Vettingut?
Ligji për Vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve ka hyrë në fuqi në janar të 2017 edhe Komisonet e Vetingut janë ngritur rreth muajit qershor të 2017. Dhe ndoshta do të duhej edhe nga organet përkatëse, të ishin marrë masa gjatë kësaj periudhe me qëllim që të vihej puna përpara

Si erdhi propozimi kryeministrit për tu bërë ministre?
Gjatë këtyre 4 muajve të fundit kanë qënë zvministre e Drejtësisë. Propozimin e kam marrë sikurse e kanë marrë shumica e qytetarëve  që janë informuar nga televizoni. Edhe për mua ishte surprisë edhe pse deri në atë kohë mbaja detyrën  e zvministres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat