Basha në krah të banorëve të Shkozës, mesazh Ramës: Krim të përmbysësh jetën e 150 familjeve!

Shqipëria

Basha në krah të banorëve të Shkozës, mesazh Ramës: Krim të përmbysësh jetën e 150 familjeve!

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 12:31
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar fort sot për fatkeqësinë që po i kanoset 153 familjeve në Shkozë, shembjes së shtëpive të tyre nga bashkia e Tiranës dhe i ka dërguar një mesazh publik, Kryeministrit Edi Rama.

Në meszhin e tij publik, Basha ka dhënë edhe zgjidhjen për ata banorë, të cilët, me fëmijët përpara, me pankarta, kanë protestuar sot deri edhe para Ambasadës Amerikane në kushtet kur i humbën shpresat për zgjidhjen e problemit nga shteti.

Basha shkruan: "Nxjerrja në rrugë e 150 familjeve në Shkozë, me një të rënë të lapsit, i kalon kufijtë e mashtrimit dhe është një krim i vërtetë.

Në fushatë ishte Edi Rama që përmes mashës së tij në Bashki, u premtoi shpronësim sipas tregut. Pasi iu mori votën, iu thotë do "t'ju jap bonus strehimi". Por, përtej mashtrimit tipik të Edi Ramës, kemi të bëjmë me një krim, se krim është të përmbysësh jetën e 150 familjeve, burrave e grave, fëmijëve e të miturve, të moshuarve.

Ka vetëm një mënyrë për të zbutur këtë dramë, shpronësim sipas vlerës së tregut. Ne do ta kërkojmë me ngulm ketë," premton kryetari i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat