Anija peng me marinarë shqiptarë/ Ambasadori: Ja çfarë pretendon Libia

Shqipëria

Anija peng me marinarë shqiptarë/ Ambasadori: Ja çfarë pretendon Libia

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 14:37
Eduard Sulo

Ambasadori i Shqipërisë në Kajro, Eduard Sulo ka dhënë detaje të reja rreth fatit të marinarëve shqiptarë në anijen që po mbahet e bllokuar nga autoritetet në Libi.

 “Marinaret janë kapur nga autorietet libiane me pretekstin se kanë marrë materiale ndërtime në mënyrë ilegale nga Libia”- tha ai, duke theksuar se pretendimi i Libise eshte se ata kane transportuar rere dhe zhavorr.

Me tej ai ka thwnw se anija wshtw ankoruar në një port afër Tripolit dhe gjendja marinarëve dhe anijes është e sigurt.

“Po veprojme me shpejtesi, edhe ambasada, edhe Ministria e Jashtme shqiptare ka ndërhyrë dhe e ka nën kontroll situatën”- tha ai.

Reagimi i ministrise

Ministria e Jashtme reagon pas alarmit pwr anijen tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës, e cila eshtë ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash.

“MEPJ ka marrw tw gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bwrw intervenimet tek libianet. Po e ndjekim intensivisht situaten. Po kwrkojme e perpiqemi pwr kthimin e tyre. Marinarwt ndodhen nw anije

dhe jemi siguruar qw s’kanw asnjw problem shqetwsues”-njofton ministria.

Dje nw njw reagim pwr Panorama, ministria sqaroi se po interesoheshin lidhur me kwtw problem.

“S’jemi informuar as nga autoritetet as nga familjarwt apo kompania.

Kemi vetwm njoftimin pwrmes shtypit dhe menjwherw kemi filluar tw interesohemi pwr sa ka ndodhur si pwrmes ambasadws tonw ashtu dhe me ambasadwn libiane nw Tiranw. Kemi kontaktuar me autoritetet dhe po bwjmw perpjekjet tona”, thuhet nw reagimin për “Panorama”.

Anija shqiptare kapet në Libi, ja pse dyshohet. Mister fati i 5 marinarëve (emrat)

Një anije shqiptare tregtare është ndaluar në Libi për transport të paligjshëm mallrash.

Anija ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën, por është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë, thuhet në buletinin e Rojes Bregdetare libaneze.

Mbrëmjen e kaluar anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar, teksa ishte në lundrim, u kap nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Sipas njoftimit, anija shqiptare e drejtuar nga kapiteni malazez Marko Markoviç u ndalua pas dyshimeve për transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë edhe rërën.

Në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla, raporton “tch”.

Përveç kapitenit dhe dy drejtuesit e tjerë, oficeri i parë dhe i dytë i anijes janë shtetas malazezë. Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bënë të ditur se kjo anije ishte nisur bosh më 5 shtator nga porti detar i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi ku dhe u kap, ndërsa fati i marinarëve mbetet ende i paqartë në një vend ku konfliktet e brendshme janë të ashpra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat