Patozi: Berisha tha disa të vërteta , por në kohën e gabuar

Shqipëria

Patozi: Berisha tha disa të vërteta , por në kohën e gabuar

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 07:38
Astrit Patozi

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi tha se intervista e ish-kryeministrit Berisha për gazetarin Çim Peka në Syri.net kishte disa të vërteta.

“Në intervistën e Berishës u thanë disa të vërteta. Çështja është që disa gjëra në politikë duhen thënë në kohën dhe momentin e duhur. Tani nuk na duhen deklarata për arkiv.

Tani debati për listën është i panevojshëm. Ne thamë që është e papranueshme, antistatutore, por Basha tha se kishte vepruar drejt. Që në momentin që u votua debati për listat u mbyll. Nëse Basha do të kishte fituar unë i pari do t’i kisha shtrënguar dorën” – tha Patozi në studion e “Top Story”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat