Nga nesër rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash në Shqipëri

Shqipëria

Nga nesër rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash në Shqipëri

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 22:50
Ilustrim

Gjatë paradites së nesërme parashikohet që zonat jugore që dominohet nga vranësira e intervale kthjellimesh, ndërsa me vranësira më të dendura e shira të dobët paraqiten Veriu e Qendra.

Sipas Meteoalb: Pasditja vijon me vranësira e shira të herë pas hershëm në Veri si dhe fuqizohen vranësirat në Jug dhe Qendër ku priten dhe rrebeshe afatshkurtra.

Gjatës natës dhe deri mëngjesin pasardhës, në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por një rënie me 3 – 4°C sjellin orët e mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat