Biznesmeni i Elbasanit flet për përplasjen me policinë: Çfarë ndodhi në treg, makina ime e blinduar…

Shqipëria

Biznesmeni i Elbasanit flet për përplasjen me policinë: Çfarë ndodhi në treg, makina ime e blinduar…

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 09:58
Petrit Çela

Petrit Çela biznesmeni që u shpall në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi mjeti i tij i blinduar përplasi me forcë makinën e zyrtarit të policisë ka reaguar pas gjithë ngjarjes së ndodhur.

Në një prononcim për “News 24” ka hedhur poshtë lajmin se ai është në kërkim: “Ky është një laj i rremë. Nuk isha i shpallur në kërkim, jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime”- ka thënë ai.

Sipas tij, natën e incidentit tregu agroushqimor ka qenë i mbyllur. “Policia nuk kishte vendim gjykate për të ushtruar kontroll”- thotë ai, duke shtuar se me gjithë këtë policia i bëri kontroll edhe banesës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat