Reforma zgjedhore, ish kreu i KQZ: Sistemi më i mirë për Shqipërinë, proporcionali

Shqipëria

Reforma zgjedhore, ish kreu i KQZ: Sistemi më i mirë për Shqipërinë, proporcionali

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 15:37
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume shprehet kundër rikthimit të sistemit maxhoritar në diskutimet për reformën e ardhshme zgjedhore.

I ftuar në studion e Report Tv, Kume tha se sistemi më i mirë do ishte ai proporcional me një zonë zgjedhore dhe reduktim të deputetëve nga 140 në 100.

"Sistemet proporcionale janë më të mirat të mundshme. Të kishim një sistem propocional me një zonë zgjedhore me 100 deputetë dhe listat të jenë të tilla që t'i japin mundësi anëtarëve të partive politike që të shprehen për listat dhe zgjedhësit që të shprehen për kandidatët. Pra, lista të hapura. S'do të isha për t'u kthyer në ato që kemi pasur si maxhoritari i pastër sepse ne ende nuk jemi gati të absordojmë efektet negative si rezultat i ndërhyrjeve dhe ndikimi që sjellin të fortët", u shpreh Kume në studion e Report Tv. 

Ai theksoi gjithashtu për zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare, është e mundur që të votojnë edhe emigrantët nëse paritë politike do bien dakord.

Sa i takon votimit elektronik, Kume tha se nuk është teknologjia ajo që sjell besueshmërinë e procesit, ndërsa shtoi se mjaft vende në BE nuk e aplikojnë më. 

Duket se ka dakordësi mes dy lidervë kryesor politik. Mendoni se janë efikase të tilla konsultime dhe përfshirja e qytetarëve?

Së pari, theksoj që nuk kemi të bëjmë me një sjellje të re. Kujtoj që nga reforma e 2005-ës ku u përfshinë grupe të ndryshme interesi, të shoqërisë civile për të dhënë propozime, mendime si do ndryshonte Kodi Zgjedhor. Pas kësaj forcat politike janë shprehur për rëndësinë që ka gjithëpërfshirja. Ajo që është është e rëndësishme për mua, këtë radhë duhet të jenë seriozë deri në fund. Pavarësisht se shoqëria civile është jashtë partive politike, është thirrur por asnjëherë nuk është marrë në konsideratë. Shpresojmë që  këtë herë të zhvillohet kjo reformë me një qasje metodike ndryshe. 

Sa e mundur është vota e emigrantëve këtë herë?

Se cilat do jenë çështjet që do trajtohen, kjo për mendimin tim është pjesë e diskutimeve. Dhe këto do jenë produktive nëse në to do marrin pjesë të gjithë, jo vetëm dy partitë. Se cilat janë problemet, secila parti mund ta publikojë mendimin e saj se ky është prioritet për mua. PS thotë se është shumë e rëndësishme për të vota e emigrantëve, PD thotë se do votim elektronik. S'do ta quaja normale që, një mënyrë e tillë të deklaruarit të konsiderohet se janë duke vendosur kushte. S'është koha për kushte. Ata që e artikulojnë të tillë, siç tha Grida Duma se PD ka si kusht teknologjinë, s'ka pse të thuhet janë kushte, këto janë çështje, kërkesë për t'u zgjidhur. Nëse fillojnë partitë të hedhin e të presin, kjo është kusht dhe ndryshoje se s'futem, për mua kjo është një kambanë që parathotë ato që kanë ndodhur herët e tjera, po e njëjta situatë si një vit e gjysmë më parë kur u formua komisoni ad hoc për reformën dhe përfundimi ishte diskutim në boshllëk dhe produkti zero. 

Nëse ka dakordësi është e mundur vota e emigrantëve?

Sigurisht që po. Ka një gjë që duhet marrë në konsideratë. Për ta realizuar këtë proces, që shqiptarët të cilët janë jashtë vendit të votojnë, kjo duhet bërë për zgjedhjet parlamentare, pasi për zgjedhjet vendore nuk ka pse të thërritet emigranti të votojë. Kanë katër vite kohë për ta bërë këtë. Ka variante nga më të ndryshmet të cilët në të shumtën e tyre kanë të njëjtin objektiv për instrumentet e ndryshme për të zgjidhur problemin. 

Votimi elektronik shuan deklaratat për manipulime të zgjedhjeve?

Kjo s'mund të deklarohet si rruga që mund të shuajë dyshimet për anatemimin e zgjedhjeve. S'është teknologia që sjell besimin te zgjedhjet. Për ta përdorur këtë duhet të kesh besim të plotë. Edhe teknologjia është e ekspozuar nga goditjet. Thelbi i gjësë është se përmes teknologjisë lehtësohet procesi i administrimit të votës dhe bllokohen tentativat për të ndërhyrë në proces. Ka vende që nuk e përdorin më si Holanda, Gjermania të cilat e kanë konsideruar si problematike. Një nga rrugët është votimi në qendrat e votimit duke përdorur teknologjisë, indentifikim përmes kartës dhe votimi në touch screen. Një tjetër është numërimi i votave përmes skanimit. 

Ka tendencë për të lënë jashtë diskutimit LSI dhe PDIU...

Nëse i referohemi çfarë ka ndodhur më parë, reforma zgjedhore ka qenë produkt i dy partive të mëdha, ka qenë bipartizane. Jemi në kohën kur pas 27 viteve punë e energji të shpenzuara për të ndërtuar institucione të panatemuara, është koha për të ndërhyrë dhe realizuar një produkt të tillë që ta bëjë maksimalish të mundshme. Nëse bëjmë ndërhyrje të thella në sistem, kjo nuk mund të realizohet. Nëse kanë interesin e tyre procesi do jetë sicc ka qenë, bipartizan. 

Cili do ishte sistemi zgjedhor më efiçent? 

Për mua nuk ka zgjidhje për të thënë se ky është sistemi më i mirë në krahasim me gjithë të tjerët. Duhet të gjejmë atë sistem që reflekton vullnetin tonë te kutitë e votimit. Sistemet proporcionale janë më të mirat të mundshme. Të kishim një sistem propocional me një zonë zgjedhore me 100 deputetë dhe listat të jenë të tilla që t'i japin mundësi anëtarëve të partive politike që të shprehen për listat dhe zgjedhësit që të shprehen për kandidatët. Pra, lista të hapura. S'do të isha për t'u kthyer në ato që kemi pasur si maxhoritari i pastër sepse ne ende nuk jemi gati të absordojmë efektet negative si rezultat i ndërhyrjeve dhe ndikimi që sjellin të fortët. Mundësitë për zgjidhje janë. Duhet të angazhohemi të gjithë së bashku që në një proces zgjedhor të prevalojë qytetari dhe vota e tij e jo kryetari, siç bëjnë sot, deputetë që janë aty por po t'i pyesësh se kush ta dha votën, nuk të përgjigjen dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat