Basha takohet me Walter Gloss

Shqipëria

Basha takohet me Walter Gloss

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:23
Pamje nga takimi i Bashes me Gloss

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në takim Walter Gloss, drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.

Basha ka shkruar në Facebook se me  Gloss është takuar për ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit.

Postimi i plotë:

Sot me Walter Gloss, drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, për ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit, si dhe për reformimin e modernizimin e Partisë Demokratike, me prioritet rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat