Reforma zgjedhore, Basha nis konsultimet me aleatët

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Basha nis konsultimet me aleatët

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:26
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur pasditen e kësaj të mërkure konsultimin për reformën zgjedhore me aleatët parlamentarë.

Por burime nga PD bëjnë të ditur se konsultime do të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktorë shoqërorë që janë pro zgjedhjeve të lira. 

Reforma zgjedhore, në këndvështrimin e Bashës, ka si qëllim dhënien fund të manipulimeve dhe shit-blerjes së votës. 

Kushtet e PD për këtë reformë të rëndësishme janë: votim dhe numërim elektronik dhe mundësimi i votimit për emigrantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat