Prishja e banesave në Shkozë, banorët: Nuk na kanë sjellë asnjë shkresë

Shqipëria

Prishja e banesave në Shkozë, banorët: Nuk na kanë sjellë asnjë shkresë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Në studion e emisionit “Opinion” po trajtohet çështja e Shkozës lagje në kryeqytet, ku disa banesa të qytetarëve po prishe për ndërtimin e unzës së madhe.

Sipas banorëve nëpër shtëpitë e tyre nuk ka shkuar asnjë shkresë për prishjen e ndërtesave të tyre dhe më pas dëmshpërblimin nga shteti. Banorët kanë deklaruar se kanë marrë leje për të ndërtuar banesat e tyre në tokën e cila është e shtetit. 

Po ashtu banorët në studion e Opinion janë shprehur se ndërtesat e tyre nuk janë legalizuar ndaj edhe ata rrezikojnë të dëmshpërblehen.

“Neve nuk na kanë sjellë asnjë shkresë për atë që do të ndodh me banesat tona. Na ka ardhur një shkresë nga Aluizni dhe pastaj kanë ardhur vetë personat fizik nga INUKU për të prishur ndërtesat” , shpreh Osman Hysa një prej banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat