Basha përplaset me dhëndrin e Sali Berishës, zbulohet audio

Shqipëria

Basha përplaset me dhëndrin e Sali Berishës, zbulohet audio

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 12:32
Jamarbër Malltezi

Ka shumë të pakënaqur nga drejtimi PD-së dhe kjo u vu edhe mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Një prej kritikëve të Lulzim Bashës ishte edhe Jamarbër Malltezi.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi.

Më poshtë keni të plotë përplasjen mes Jamarbër Malltezit dhe Lulzim Bashës:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat