Shpëtohen 3 fëmijë nga zjarri, zjarrfikësit shqiptarë thyejnë derën

Shqipëria

Shpëtohen 3 fëmijë nga zjarri, zjarrfikësit shqiptarë thyejnë derën

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:08
Pamje nga video

Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në televizorin e katit të parë të një banese dy katëshe ka rrezikuar jetën e 3 fëmijëve në rrugën “OSBE” në Kamëz. Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrkës në momentin që kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë të fëmijëve. Këta të fundit nuk arrinin të dilnin nga banesa për shkak se dera ishte bllokuar.

Shërbimi zjarríkës që ndodhet i stacionuar në Kodër Institut është nisur menjëherë. Falë ndërhyrjes në kohë dhe shpejtësisë së veprimeve të efektivëve, janë arritur të nxirren nga banesa pa dëmtime tre fëmijët me iniciale A.H 3 vjeç, A.H 12 vjeç dhe 15-vjeçarja me iniciale E.H. Tvklan.al sjell pamje nga banesa dy katëshe në Kamëz që u përfshinë në flakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat