Partitë e vogla grupohen për Reformën Zgjedhore. Ja çfarë kërkojnë

Shqipëria

Partitë e vogla grupohen për Reformën Zgjedhore. Ja çfarë kërkojnë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 13:13
Takimi për Reformën Zgjedhore

Është zhvilluar paraditen e sotme një takim i partive të vogla jo parlamentare me fokus Reformën në Drejtësi. Organizatorët e tryezës që u zhvillua në Hotel Tirana, thanë se nuk kishin dërguar ftesë për dy partitë e mëdha PS dhe PD. Për LSI-në mësohet se kishte një ftesë zyrtare, por ajo nuk ka denjuar të dërgojë përfaqësues.

Fillimisht ka folur kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i cili e ka konsideruar vendimin e qeverisë për të shtyrë Reformën Zgjedhore pas zgjedhjeve të vitit 2018 si të pabazë dhe ka kërkuar që të vendoset një afat i cili të jetë 31 marsi i 2018.

“Përsëri për reformën zgjedhore ngre çështjen e axhendës. Fiksoni një datë përtej të cilës nëse nuk është miratuar reforma zgjedhore, opozita të deklarojë bashkërisht bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Për Zgjidhjen kjo datë ta ketë afatin deri në 31 mars 2018. Pretendimi i qeverisë që e kufizon reformën me listat e votuesve nga diaspora eshtë i pabazë, reforma zgjedhore të përfunoj në 31 mars 2018. Pretendimi i qeverisë që e kufizon reformën me listat e votuesve nga diaspora eshtë i pabazë. Do t’i sugjeroja të gjithë atyre liderëve të partive të opozitës të mos flasin më në emër të shqiptarëve por në emër të partive të tyre, aq më shume që janë nga liderët që kanë mëkatet më të rënda”, tha Kokëdhima.

Në fjalën e tyre Agron Duka kryetar i PAA dhe Paskal Milo kryetar i PDS mbështetën propozimet e mësipërme për një datë të afërt të përfundimit të reformës zgjedhor që duhet bërë përpara zgjedhjeve vendore si dhe krijimin e një administrate zgjedhore te departizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat