Përplasën policinë në Elbasan, të akuzuarit bëhen “memecë”

Shqipëria

Përplasën policinë në Elbasan, të akuzuarit bëhen “memecë”

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:19
Gjykimi

Tre personat arrestuar për ngjarjen e rendë të ndodhur në Elbasan, kanë heshtur për incidentin ku u godit automjeti i drejtuesit të policsë, nga një makinë e blinduar.

ABC News ka mësuar se ata dhanë versione të tjera përpara oficere duke deklaruar se ngjarja po keqpërdoret politikisht 

Tre të arrestuarit për ngjarjen e Elbasit, “qepin” gojën. Mbrëmjen e 18 shatorit u godit automjeti i drejuesit të policisë nga një makine  blinduar.

Edhe pasi gjykata e krimve të rënda la në burg Ledio Zabelin dhe Valmir Dedjan, këta të fundit vazhdojnë të mohojnë përfshirjen e tyrë lidhur me incidentin e ndodhur ndaj forcave të rendit në Elbasan. 

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në “Tregun Ushqimor”, ku persona ende të paidentifikuar goditën me një automjet të blinduar makinën e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi. 

Zabeli dhe Dedja së bashkur me personin tretë Kelmend Xhaferrin, i cili është me masë sigurie “Arrest shtëpie”, kanë qepur “gojën”, duke mos dhënë hollësira për oficerët e krimeve të rënda. 

Ata kanë dhënë një version tjetër nga ai i policisë, duke pohuar se nuk kishin ndjekur asnjë automjet dhe aq më pak të ndalonin atë. Ndërsa për radion e dorës që kishin me vete në makinën e tyre tip “Range Rover”, ata pohuan se ishte për përdorin personal të subjektit  privat që ndodhet në lagjen “Dyli Haxhire”. 

Këto dëshmi kontraverse të dhëna nga të prangosur kanë krijuar më shumë dyshim nga vetë prokurori i krimve të rënda, Behar Dibra, i cili ka urdhëruar zbardhjen e të tabulateve telefonike që kanë përdorur tre personat nën hetim mbrëmjen e 18 shtatorit. 
Sipas raportit të policisë, Goditja ndaj dretuesit të policisë ndodhi kur uniformat blu po shoqëronin në komisariat një mjet “Range Rover” për verifikim. 

 Në lidhje me ngjaren policia ka shpallur në kërkim disa persona por pa dhënë identitetet e tyre. 

I vetimi që ka folur për ngjarjen ka qenë avokati i personave të arrestuar. 

Përfaqësuesi i mbrojtjes, pretendon se ndaj klientëve të tij prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme dhe e gjithë ngjarja po perdoret politikisht nga segmente të caktuara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat