Masakroi me thikë nipin në Shkodër, zbardhen detajet e krimit të rëndë në familjen Kuçi - Bota Sot
Masakroi me thikë nipin në Shkodër, zbardhen detajet e krimit të rëndë në familjen Kuçi

Shqipëria

E shtunë, 21 tetor 2017

Masakroi me thikë nipin në Shkodër, zbardhen detajet e krimit të rëndë në familjen Kuçi

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:13
Shkodër

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i vrarë një 30 vjeçar.

Fillimisht u raportuar për një vrasje me armë zjarri, por pak minuta më vonë policia nxori detajet e para duke saktësuar se në sherrin e xhaxhait me nipin, ku ky i fundit për fat të keq humbi jetën, është përdorur jetë i mprehte, thikë. Dëshmitarët raportojnë se viktima, Mirsad Kuçi, u qëllua për vdekje nga xhaxhi i tij, Bujar Kuçi, ku ky i fundit është vënë menjëherë në pranga të policisë.

Ngjarja

Tragjedia brenda familjes ka ndodhur shumë pranë zonës së teatrit “Migjeni”, ku raportohet se pas një debati banal qe kishte nisur mes xhaxhait dhe nipit 30 vjeçar ka degjeneruar ne përdorimin e mjetit prerës qe ka përfunduar me nje viktime. Autori thuhet se ka qene i dehur kur ka qëlluar mbi nipin dhe menjëherë është arrestuar nga policia. Sherri thuhet se kishte lindur për një çështje qe lidhej me oborrin e shtëpisë private ku banonte viktima dhe autori.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test