Kokëdhima: Reforma zgjedhore të udhëhiqet nga OSBE

Shqipëria

Kokëdhima: Reforma zgjedhore të udhëhiqet nga OSBE

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:15
Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima

Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në tryezën e partive të vogla ka folur në lidhje me reformën zgjedhore dhe rëndësinë e saj, ku ndër të tjera në fjalën e tij Kokëdhima ka kërkuar që reforma të udhëhiqet nga prezenca e OSBE-së dhe mbikëqyrja e ambasadorëve të vendeve mike.

Më tej Kokëdhima ka folur edhe për listat e deputetëve të cilët nuk mund të krijohen më nga kryetarët, dhe të mos çohet populli në zgjedhje për të votuar listën e kryetarit.

“Do të shtoja tre propozime të vogla si të mundshme që të jenë konkluzione të kësaj tryeze, të grihet një përfaqësi dhe të bëhen një seri takimesh me OSBE-në dhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, reforma zgjedhore të udhëhiqet nga prezenca e OSBE-s, tu kërkohet ambasadorëve për impenjimin e tyre ne reformën zgjedhore ashtu si në reformën në drejtësi. Gjithashtu mendoj se me ligj mund të kërkohet që të ndalohet praktika e deri tanishme, kur populli çohet në votime për listat e kryetarëve, ka shumë rrugë për të formuar listat e deputetëve, por kjo nuk është çështja parësore, pasi parësore është që përfaqësuesit, qofshin për parlamentin apo për bashkitë është të zgjidhen në mënyrë demokratike” u shpreh Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat