Koncensioni i ilaçeve, si injoroi Rama vendimin e Autoritetit të Konkurrencës

Shqipëria

Koncensioni i ilaçeve, si injoroi Rama vendimin e Autoritetit të Konkurrencës

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:20
Edi Rama

Qeveria shqiptare injoroi kërkesën zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës për të ndalur koncesionin e pullave fiskale, që vendosen mbi ilaçet.

Syri.net zbardh  vendimin që mban datën 11 nëntor 2011, ku institucionit i Konkurrencës, i kërkon qeverisë të anulojë nismën për të dhënë pullat e ilaçeve me koncesion pasi kjo do të kishte kosto të rëndë për qytetarët.

"Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, rishikimin e kontratës koncensionare, për pjesën e pullave fiskale për barnat pasi konstatohet se nuk ka filluar prodhimi i tyre, si dhe sjell kosto të lartë për produktet farmaceutike të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të lartë," thuhet në vendimin e Konkurrencës.

Sipas AK, vendosja e pullave do të ketë një efekt të rëndë financiar mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht atyre që janë të varfër.

"Vendosja e nje tarife 2.3 leke/copë më e lartë e pullës fiskale për çdo medikament do të ishte një kosto e lartë për produktet farmaceutike, të cilat kanë ndjeshmëri shume te larte tek konsumatori," argumentohet në vendim.

Por pavarësisht argumenteve të fortë të Autoritetit, qeveria jo vetëm që nuk është tërhequr nga koncesioni por ka rritur edhe më shumë tarifën që duhet të paguajnë qytetarët, nga 2.3 lekë për copë në 2.4 për qind të çmimit dhe tani që ka maxhorancën e vetme do e risjellë projektligjin për ta finalizuar deri në fund nismën e saj për të taksuar ilaçet.

Projektligji është rifutur i pandryshuar në kalendarin e katër javëve të ardhshme të Kuvendit dhe miratimi i tij tashmë duket thjesht një formalitet. Kjo do të ketë pasoja të rënda, pasi për barna të caktuara çmimi rritet deri në 25 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat