Deklarata e fortë e Halucit - ‘Në gjykatën e Vlorë çohen vetëm punëtorët e kabanisit, jo kultivuesit”

Shqipëria

Deklarata e fortë e Halucit - ‘Në gjykatën e Vlorë çohen vetëm punëtorët e kabanisit, jo kultivuesit”

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:35
Skënder Haluci

Nuk gjykohen peshqit e mëdhenj të kultivimit të kanabisit por vetëm peshqit e vegjlit.

Kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë të Vlorës, Skënder Haluci bën një deklaratë të fortë publike ku deklaron se në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit.

Skënder Haluci: “Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizatorët e kultivimit. Vijnë vetëm punëtorët që vadisin prashisin dhe ruajnë. Organizatorët e kultivimit të bimëve narkotike nuk kanë ardhur deri më sot për tu gjykuar të paktën në gjykatën që drejtoj unë prej 3 vitesh”  

Kryetari i Gjykatës së Vlorës vijon gjuhën e ashpër kur thotë se hetimet janë të përcipta nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë.

Skënder Haluci: “Problemi është se hetimet janë të përcipta, në gjyq vijnë punëtorët dhe nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë jo punëtorët e hashashit “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat