Zbulohet takimi që do “turbullojë” politikën shqiptare, Rama në krah të George Soros

Shqipëria

Zbulohet takimi që do “turbullojë” politikën shqiptare, Rama në krah të George Soros

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:19
Edi Rama dhe George Soros

Gjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka pasur një takim me filantropin George Soros.

Në Shqipëri nuk është bërë i ditur një takim i tillë, por ai që e zbulon është vetë djali i manjatit hungarez Alex Soros.

Ai publikon një foto në Instagram me Ramën dhe babain e tij, ndërsa shkruan se Rama është një rilindas i demokracisë.

“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht.

Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, ka shkruar djali i George Soros.

Figura e Soros është shumë e përfolur në Shqipëri, për shumat e mëdha të parave që ai ka hedhur për të majtën shqiptare dhe lidhjet e tij të kahershme me Edi Ramën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në SHBA prej rreth një jave në kuadër të asamblesë së OKB-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat