Bregu rrëfen telefonatën me Jozefina Topallin dhe turpin që ndjeu kur pa "listat" Basha

Shqipëria

Bregu rrëfen telefonatën me Jozefina Topallin dhe turpin që ndjeu kur pa "listat" Basha

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:34
Majlinda Bregu

Majlinda Bregu është shprehur për herë të parë se kur ka parë listat Basha, emrat e kandidatëve për deputetë i ka parë në media dhe është ndjerë e turpëruar për faktin se as që është vënë në dije të tyre.

E ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në Report tv, Bregu ka deklaruar se është habitur kur në listat Basha nuk ka parë emrin e Jozefina Topallit dhe telefonatën që ka patur me të në orët e vona të natës.

Sa ndikoi lista?

Ju e dini po aq sa edhe unë, se si janë përgatitur listat e kandidatëve të PD-së. Por listat nuk ishin elementi i papritur. Sepse kishte kohë që forumet e PD-së nuk ekzistonin. E kam dëgjuar shpesh pse si i bënte listat Sali Berisha? Unë di të them që nga dita e parë që kam hyrë në politikë, unë mbaj mend që kemi kaluar orë të tëra ku kemi diskutuar për listat.

E prisni të mos ishit në listë?

Me shaka mes miqsh, isha e vetmja që e prisja. Por nuk prisja vendimin e një njeriu me vizion që nuk e sheh partinë si një lopë që do ta mjelë vetë, por si kalorësi që do të ecë përpara.

Cila ka qenë surpriza më e madhe e listës?

Më kanë habitur shumë gjëra në atë listë. Kishte shumë nga ata që janë zgjuar të nesërmen dhe e kanë gjetur veten kandidat për deputet i PD. Jam habitur kur nuk kam parë emrin e Jozefina Topallit. Dhe kam folur atë natë në orën 1 të mëngjesit kur dolën listat. Ka qenë e çuditshme që lajmet nga PD i merrnim nga mediat. Sepse edhe kjo është e turpshme. Nuk mund të pres që një vendim të tillë të ma thotë gazetari. Dhe kam folur atë si me shumë kolegë, dhe ishte e turpshme që asnjëri nuk u thërrit t’i thuhet faleminderit, unë këtë vendim kam marrë. Kështu ka ndodhur edhe për Ridvan Bode, që doli një natë më parë nga zyra e Bashës. Kështu ndodhi edhe me aleatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat