Bregu: Basha e dinte që do i humbte zgjedhjet, por unë u habita nga ky fakt

Shqipëria

Bregu: Basha e dinte që do i humbte zgjedhjet, por unë u habita nga ky fakt

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:55
Majlinda Bregu

Majlinda Bregu është e mendimit se kryetari i PD-së Lulzim Basha e dinte shumë mirë se do të humbiste betejën në zgjedhjet e 25 qershorit.

E ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Majlinda Bregu ka shpjeguar se mënyra sesi Basha ka bërë politikë muajt e fundit përpara hyrjes në zgjedhje ka qenë ajo e krijimit të një figure të fortë, e kundërt nga ajo e kornizës së një politikani me profil perëndimor.

“Basha e kishte të qartë sikurse e kishin të qartë të gjithë se nuk mund të fitonte zgjedhjet e 2017. Prandaj i duhej një kauzë për të treguar se nuk jam ai njeriu i butë pas Berishës, por jam një njeri i fortë që mund të trondis politikën, që mund të tërheq politikën europiane që të merret me mua.”-tha Bregu.

Por ajo që ka habitur më së shumti Majlinda Bregun ka qenë faktin se PD nën drejtimin e Bashës ka dështuar plotësisht në politikbërjen pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Bregu vë në dukje një paradoks, që PD kishte prova për manipulimin e votave më 22 korrik (datë kur u bë zgjedhja për kryetar të selisë blu) por jo për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

“Ne nuk kemi asnjë fakt të manipulimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, por kemi fakte (video) për zgjedhjet e 22 korrikut... Ne nuk kishim as faktin, as grupfaktin asgjë, unë këtë nuk e prisja.”-tha Bregu.

Pjesë e intervistës:

Babaramo: Përgjithësisht në Shqipëri pushteti bien, nuk fiton njeri

Bregu: Është ndryshe të bësh betejë dhe është ndryshe të presësh që do të bjerë ai tjetrit dhe do tët vijë rradha ty. Në rast se ka këtë strategji, është në rrugën e duhur, le të rrijë dhe të presë.

Babaramo: A duhet të ketë fraksione në PD?

Bregu: Unë mendoj që duhet të ketë vend për të pranuar mendimin ndryshe.

Babaramo: Cfarë po bën aktualisht Majlinda Bregu? A do ti rikthehet politikës?

Bregu: Për moemtnin po bëj një punë që kisha neglizhuar për 12 vjet... po bëj mamin. Po marr këtë kohë të pauzës për tu marrë me fëmijët dhe i sheh që këto vite kanë bërë që fëmijët të të kalojnë në gjatësi... por do të vazhdoj të kërkoj punë.

Do të vazhdoj të jem aktive, nuk më duhet pozicioni për të kontribuuar. Këtu jam dakort me Bashën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat