Rama në SHBA takim edhe me kompani investuese të Wall Street

Shqipëria

Rama në SHBA takim edhe me kompani investuese të Wall Street

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 08:35
Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku mori pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar edhe takime me kompani investuese të Wall Street.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Gjatë një postimi në Facebook, diplomatja shqiptare thotë se “gjatë këtyre takimeve është prezantuar potenciali ekonomik i Shqipërisë dhe mundësitë e investimeve në fushën e naftës dhe energjisë së rinovueshme, minierave, zhvillimin e turizmit, zhvillimin e bujqësisë dhe produkteve bio.”

Faber thotë se u diskutua edhe  “prioriteti për sjelljen në Shqipëri të linjave të prodhimit dhe zhvillimeve të fundit të teknologjisë“. Ajo thotë se kompanitë paraqitën mjaft interes dhe drejtuan një numër pyetjesh në lidhje me ambientin e bërjes biznes dhe zbatimin e ligjit në vend.

Image

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat