Efektivët e Gardës së Republikës dhurojnë gjak për të sëmurët

Shqipëria

Efektivët e Gardës së Republikës dhurojnë gjak për të sëmurët

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:59
Efektivët e Gardës së Republikës dhurojnë gjak për të sëmurët

Punonjësit e Gardës së Republikës kanë dhuruar sot gjak për të sëmurët në spitale, si një gjest solidariteti dhe humaniteti për personat në rrezik për shëndetin dhe jetën e tyre.

Nevojat për gjak në spitalet publike janë të konsiderueshme, për shkak se dhuruesit e gjakut janë të paktë, e për këtë arsye nxiten institucionet e shtetit e qytetarët të përkrahin fushatat për dhurimin e gjakut.

Efektivët e Gardës së Republikës, duke përkrahur nismën për dhurimin e gjakut kanë shfaqur tiparet e tyre më njerëzore. Gardistët njihen më së shumti për përgatitjen e tyre fizike dhe profesionale, si një formacion që ka për detyrë mbrojtjen e personaliteteve më të larta të shtetit dhe institucioneve të rëndësishme në vend.

Nisma për dhurimin e gjakut për spitalet publike ku janë të sëmurët me diagnoza që kërkojnë transfuzion të vazhdueshëm gjaku, është përkrahur nga disa institucione, nëpunësit e të cilëve do të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat